
Ndonëse i kërcënuar nga një hidrocentral në afërsi të tij, instalimi i suksesshëm i paneleve diellore për prodhimin e energjisë elektrike në fshatin e Kutës dëshmon se shkatërimi i lumit të fundit të egër në Europë nuk është i nevojshëm.
Vlerat shoqërore dhe kulturore të lumit Vjosa për komunitetin e Kutës janë të pazëvendësueshme. Vjosa zë një vend të veçantë dhe thelbësor në jetën e tyre të përditshme. Tarracat e saj i sigurojnë fshatit tokë pjellore për aktivitete bujqësore si prodhimi i kulturave bujqësore dhe blegtoria. Bollëku dhe larmia e peshqve është thelbësore për ekonominë dhe mirëqenien e peshkatarëve vendas. Nga ana tjetër, turizmi rekreativ në Vjosë dhe degët e tij është gjithnjë e në rritje, veçanërisht në vitet e fundit ku entuziastët kanë filluar të shijojnë aktivitete të ndryshme sportive:si rafting, vozitje me kanoe, kayaking etj. Shumë biznese të vegjël dhe ndërmarrje të reja në fushën e ekoturizmit, e kanë bazuar ekzistencën e tyre në ujërat me rrjedhë të lirë të lumit Vjosë.
Pas një fushate të suksesshme për mbledhjen e fondeve, Kuta tani ka një sistem me panele diellore që sigurojnë energji për ndërtesat e saj publike dhe krijojnë një sistem të ri ndriçimi rrugor për fshatin.
Përmes “Solar në Kutë” ne synojmë tregojmë se nuk ka nevojë për hidrocentrale nëse potenciali i lartë i enegjisë diellore në Shqipëri mund të shfrytëzohet për të prodhuar energji dhe për të krijuar të ardhura për çdo komunitet. Me sigurimin e mëtejshëm të energjisë diellore të pastër, të besueshme dhe të përballueshme, ne mund ta drejtojmë të ardhmen ekonomike të Shqipërisë drejt qëndrueshmërisë.

Aktivitetet e Fushatës
Playlist
8 Videos
Objektivat:
Kuta është përfshirë në mënyrë aktive në betejën e suksesshme kundër projektit të hidrocentralit të Poçemit në Vjosë, për shkak të vendndodhjes së fshatit, i cili do të ndikohej rëndë nga përmbytja e shkaktuar nga diga. Por, së bashku me EcoAlbania, banorët kanë provuar se sigurimi i energjisë në mënyrë të qëndrueshme pa hidrocentralin është lehtësisht e arritshme. Kuta si fshati i parë diellor i vendit, është bërë një projekt i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri.




